>
BIOSHQIP

Adelina Nis Xhirimet E Klipit

28-05-2015
Këngëtarja Adelina Berisha ka nisur xhirimet e videoklipit të saj më të ri i cili do të vijë shumë shpejt në treg, raporton teksteshqip.com.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram përmes së cilës i ka pralajmëruar fansat se diçka e re shumë shpejt po vjen, pavarësisht se ka një kohë që ajo nuk ka sjellë projekt të ri muzikor para publikut.

Adelina ka udhëtuar drejt Tiranës këto ditë për të kryer xhirimet e videoklipit me produksionin MAX Production.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Adelina Nis Xhirimet E Klipit