>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Nesër Fillon Xhirimet E Klipit Më Të Ri

07-09-2015
Para dy muajve ajo kishte publikuar këngën “Jo mo”, një këngë e cila u pritë shumë mirë nga fansat e saj. Fjala është për këngëtaren Adelina Berishë, një fytyrë tjetër e estradës shqiptare të cilën tashmë e keni të njohur.

Në një intervistë për Indeksonline, Adelina ka thënë që nesër do të fillojë xhirimet e videoklipit të saj më të ri i cili është punuar nga Kico dhe më videoklip nga Entermedia.

“Nesër do të fillojë përgatitjet për videoklipin e këngës më të re e cila pritet të dali së shpejti. Kënga është e punuar nga Kico ndërsa videoklipi nga Entermedia. Për veshjen time në videoklip është përkujdesur Yllka dhe Valdete Mustafa ndërsa për grimin Teuta Bajgora”, ka thënë Adelina.

Këngëtarja siç duket nuk do të ndalet me kaq, ajo së shpejti për fansat e saj do të sjellë edhe një surprizë tjetër. Fjala është për një bashkëpunim të cilin ka thënë që së shpejti do ta bëjë publike.

“Pas kësaj do të nxjerrë edhe një bashkëpunim tjetër të cilin njëherë nuk dua ta zbulojë për publikun por besojë që do të pritet mirë”, është shprehur këngëtarja.

Adelina ndër të tjera ka treguar që gjatë këtij sezoni ka qenë mjaftë e angazhuar dhe se është ndarë shumë e kënaqur me pritjet që i janë bërë këngës “Jo mo”.

“Këtë verë si zakonisht kam qenë shumë e angazhuar me koncerte brenda vendit ndërsa tash jam duke u përgatit edhe për koncerte të tjera të cilat do të mbahen edhe jashtë vendit”, ka përfunduar Adelina.
(Indeksonline)

Adelina Berisha Nesër Fillon Xhirimet E Klipit Më Të Ri