>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, Së Shpejti Bashkëpunim Me Don Arbas

09-05-2013
Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Berisha, ka paralajmëruar se do të publikojë shumë shpejt edhe një këngë – bashkëpunim me reperin dhe producentin Don Arbas.

Adelina, e cila së fundmi lansoi këngën “Tjera S’ka”, ka deklaruar për Telegrafin se ajo do të lansojë pas pak kohësh një tjetër projekt, që sipas saj do të jetë prej hiteve më të mëdha verore.

“Po, tashmë e kam përfunduar këngën e re, që do të jetë një bashkëpunim i imi me Don Arbas. Kënga është ritmike, një lloj sikur “Party People”, por më frymuese dhe më inspiruese”, ka theksuar Adelina.



Ajo shtoi më tej se skenat provokative në klipin “Tjera S’ka” janë normale për një videoklip artistik me tematikë të tillë dhe se kritikat e ashpra janë pa vend marrë parasysh trendin e zhvillimit të industrisë muzikore shqiptare.

Don Arbas vlen të përmendet se ka kohë që ka qenë larg skenës muzikore, por me hapjen e studios së tij të re ai si duket synon të pushtojë skenën me projektet e reja në bashkëpunim me këngëtarët më prominentë të estradës.
(Telegrafi)

Adelina Berisha, Së Shpejti Bashkëpunim Me Don Arbas