>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Kishte Dëshirë Të Bënte Një Klip Si Rihanna

12-05-2013
Sapo ka sjellë në treg këngën e saj më të re me titull “Tjera s’ka”, këngëtarja seksi, Adelina Berisha. Por në fakt gazeta panorama mëson se disa nga skenat e videos së kësaj kënge, të cilat duken si ajo e Rihanës që quhet “We found love”, ka dashur vetë Adelina t’i kishte pak a shumë në videon e saj dhe me kompaninë që ka realizuar klipin, ka rënë dakord.

Klipi i saj ka skena shumë “hot” dhe është komentuar tepër, ndërsa kënga duhet të themi se ka fituar shumë klikime. Ndërsa për djalin e videos, Adelina ka thënë që as nuk e njeh, por ka qenë kompania që e ka përzgjedhur atë, dhe çdo skenë është bërë thjesht për të aktruar e asgjë më shumë.
(panorama)

Adelina Berisha Kishte Dëshirë Të Bënte Një Klip Si Rihanna