>
BIOSHQIP

Adelina Berisha çmend Djemtë E Gjilanit

09-08-2013
Këngëtarja seksi Adelina Berisha ka qenë e ftuar në natën e parë të festës së Bajramit në Gjilan, e konkretisht në "Meteor" ku sic shihet dhe dëgjuam kanë qenë qindra njerëz dhe fansa të saj afër 3 mijë e 500 vetë. Atë natë me Adelinën kanë kënduar edhe MC Kresha dhe Lyrical Son, por qershia mbi tortë në këtë mbrëmë ka qenë këngëtarja aktraktive. E veshur me të kuqe dhe mjaft seksi, garderobë kjo që ishte përzgjedhur në dyqanin më të mirë në Prishtinë 'Butik Meri', e bënte që të gjithë meshkujt e Gjilanit dhe jo vetëm të çmendeshin pas këndimit dhe dukjes së Adelinës. Ne ju sjellim edhe këtë foto nga ky koncert gjigand, i cili mund të themi se ka qenë edhe një sukses i rradhës i Adelinës për atmosferën që ajo krijon dhe fansat që ajo ka. Këngëtarja mësohet se është duke përgaditur një tjetër këngë shumë ritmike për ta sjellë shumë shpejt me video, këngë kjo punuar nga Don Arbas.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Adelina Berisha çmend Djemtë E Gjilanit