>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, 2 Fjalë Për Klipin “Party Hard”

18-09-2013
Bukuroshja shqiptare, Adelina Berisha, ka deklaruar se ajo është në formë shumë të mirë dhe se do të vazhdojë të punojë për projekte të reja.
Këngëtarja seksi, e cila publikoi hitin “Tjera S’ka” dhe së fundmi edhe projektin e ri seksi “Party Hard” ka sqaruar për publikun detajet e klipit të ri dhe se si ajo e sheh të ardhmen në karrierën e saj.



“Kënga është mjaft e bukur, jam shumë e kënaqur. Videoklipi nga shumë është cilësuar si eksplicit dhe i falënderoj të gjithë për mendimet pozitive dhe negative, pasi që kështu vetëm përmirësohem”.

“Por, më duhet të them se fokusi i videoklipit nuk ishte thjesht që të shfaqur trupin tim, apo të dukem seksi, por është një kombinim i stilit të këngës me një videoklip të bukur që vë në pah fuqinë e femrës dhe bukurinë e saj krahas natyrës dhe shoqërisë”, ka theksuar ajo.



E pyetur për të ardhmen, Adelina ka qenë e rezervuar dhe ka refuzuar të flas për projekte, duke i lënë si befasi për publikun.

“Falënderoj të gjithë përkrahësit e mi, pa përjashtuar as kritikët. Unë po punoj që të qëndroj në lojë dhe mundësisht edhe në maje të kësaj industrie mjaft të ashpër të muzikës shqiptare”, përfundoi Adelina.
(Telegrafi)

Adelina Berisha, 2 Fjalë Për Klipin “Party Hard”