>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Premton 2 Klipe Për Këtë Fundvit

16-11-2013
Është komentuar shpesh në publik për format e saj mjaft të mira trupore. E po aq shpesh është komentuar edhe për skenat ‘thumbuese’ që ajo sjell përmes këngëve e klipeve të cilat çdoherë pëlqehen nga publiku.



Adelina Berisha e cila jo shumë kohë më parë erdhi tek publiku me një këngë shumë tërheqëse, ka ndarë mendjen që shpejt të ngritë temperaturat edhe përmes dy videokëngëve të reja.



“Jam duke punuar në dy këngë të reja. Njëra këngë është më ritmike ndërsa tjetra do të jetë baladë. Gati jam në përfundim të të dyjave dhe besoj se do të publikohen para fundvitit”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, duke shpalosur që këto këngë do të bëhen edhe me videoklipe.



“Po këngët do të jenë të kompletuara me videoklipe. Tash zakonisht më shumë po promovohen këngët kur po ia bashkëngjit edhe klipet. Andaj kam vendosur që të dy këngët të kenë edhe kripet e tyre”.
(Nita Brisku)

Adelina Berisha Premton 2 Klipe Për Këtë Fundvit