>
BIOSHQIP

Adelina Berisha: “Jam Me Rrënjë Nga Prishtina Dhe Jo Nga Gjilani”

04-12-2013
Këngëtarja Adelina Berisha shpeshherë është bërë pre e spekulimeve për jetën e saj private. Mirëpo ajo që e ka frustruar më së shumti së fundi është se e kanë quajtur këngëtare nga Gjilani.

Këto thashetheme ajo thotë që shpeshherë vijnë nga vetë gazetarët, të cilët siç thotë ajo nuk kanë njohuri për jetën dhe karrierën e saj muzikore.

“Është e vërtetë që edhe unë si shumë kolege të mia shpeshherë jam bërë pjesë e spekulimeve të ndryshme që janë bërë për jetën time. Dhe një pjesë të madhe të këtyre thashethemeve i bëjnë vetë gazetarët të cilët nuk kanë njohuri rreth meje. Ajo që më ka bërë nervoz gjatë këtyre ditëve ishte që një medie ka shkruar që unë jam nga Gjilani, kjo është një gënjeshtër e madhe sepse unë me rrënjë jam nga Prishtina. Fillimisht nuk dinë se prej nga jam e shkojnë e ja fusin kot ‘këngëtarja nga Gjilani’”, ka thënë ajo për “Zëri”.



Adelina tani ka vendosur që për çdo shpikje që i bëhet do t’i drejtohet organeve kompetente. “Ju bëj apel të gjithë gazetarëve që mos të merren me shpifje përderisa nuk konsultohen me mua për çfarëdo qoftë. Tani e tutje do t’i padis të gjithë ata që shpifin për mua”, shton ajo.

Adelina bënë të ditur se tani është në përgatitje të projekteve të reja me të cilat do të prezantohet gjatë festave të fundvitit.

“Jam duke i realizuar dy këngë të reja, ku së shpejti do të nisë videoklipin e njërës këngë”, thotë ajo. Këngët të cilat pret ti emëroj gjatë këtyre ditëve janë të realizuara nga Florent Boshnjaku, ndërsa videoklipin do ta përgatitë me produksionin “Imagine” për të cilin thotë se do të jetë mjaftë nxehtë.
(Zëri)

Adelina Berisha: “Jam Me Rrënjë Nga Prishtina Dhe Jo Nga Gjilani”