>
BIOSHQIP

Adelina Berisha “Kënga Ime E Re Do Ju Pëlqejë Të Gjithëve”

23-01-2014
Këngëtarja Adelina Berisha edhe kësaj radhe ka vendosur të sjellë risi në skenën muzikore, mbase do të jetë edhe një surprizë për adhuruesit e saj. Kënga që do ta plasojë gjatë këtyre ditëve është një baladë që i referohet dashurisë, tekstin e së cilës e ka bërë Getinjo, ndërsa aranzhmanin Florent Boshnjaku.

“Sapo finalizuam baladën e re, titulli i së cilës do të vëhet shumë shpejt dhe brenda disa dite do të jetë në duar të adhuruesve. Kënga trajton një temë dashurie, mbase një druajtje në mes dy të dashuruarve, ku femra nuk mund t’ia shprehë të gjitha ndjenjat të dashurit. Është një tekst i bukur që kam përshtypjen se do t’u pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Kënga do të vjen bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Imagine”. Adelina edhe pse i këndon dashurisë, ajo thotë që ende të mos jetë e përshkuar nga kjo ndjenjë. Në fakt asnjëherë nuk do ta mbante të fshehur po që se do të niste një lidhje të re dashurie.

“Të them të drejtën jetën private nuk e mbaj të fshehtë prej askujt, madje as prej adhuruesve të mi. Por e vërteta është se ende nuk e kam gjetur djaloshin ideal të jetës sime dhe në momentin që do ta gjej, do ta bëj publike”, shton ajo.

Adelina pas këtij projekti, do të sjellë edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me një bashkëpunim të ri me një këngëtarë të vendit. Sipas saj ky duet do të sjellë risi në skenën muzikore.
(Zëri)

Adelina Berisha “Kënga Ime E Re Do Ju Pëlqejë Të Gjithëve”