>
BIOSHQIP

Adelina Berisha: “Do Ta Prish Kontratën Menjëherë Me Imagine”

26-03-2014
Këngëtarja Adelina Berisha është mjaftë e zhgënjyer me të kuptuar faktin që kënga e saj e sapo plasuar “Për ty” në Youtube, është larguar vetëm pak ditë pasi është shfaqur në të. Mirëpo për këtë këngëtarja ia hedh fajin produksionit “Imagine” me të cilët edhe ka pasur kontratë për menaxhimin e këtij videoprojekti.

“Do ta prish kontratën menjëherë me ‘Imagine’ të cilët kanë ndikuar në largimin e videoklipit tim të ri në Youtube. Ata duhet të kenë kujdes dhe ta menaxhojnë mirë punën e një këngëtari e sidomos kur kanë kontratë me dikë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Mirëpo Adelina ka dalë menjëherë me një reagim edhe për adhuruesit të cilëve u premton se kënga së shpejti do të rikthehet në Youtube pas marrëveshjes së “Imagine” me “Top-Channel”. “Sapo të vihen gjërat në binar mes ‘Imagine’ dhe ‘Top-Channel’, patjetër se kënga dhe klipi do të shfaqen në Youtube”, shton ajo.

Adelina me këtë këngë ka konkurruar në festivalin “Top Fest 11” dhe shpreson që të korrë suksese. “Jam shumë e lumtur që jam bërë pjesë e festivalit “Top Fest 11” dhe në këtë festival nuk kam hyrë për të fituar por për të sjellë një këngë të mirë dhe kualitative për adhuruesit e mi. Të them të drejtën për mua nuk është me rëndësi çmimi por pjesëmarrja dhe uroj që kënga të arrijë sukseset e merituara”, thekson ajo. Kënga “Për ty” është e përgatitur nga Florent Boshnjaku dhe produksioni “Imagine Creative”.
(Zëri)

Adelina Berisha: “Do Ta Prish Kontratën Menjëherë Me Imagine”