>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Jashtë Top Festit

26-04-2014
Një nga festivalet më të mëdha të mbajtura në Tiranë Top Fest, është duke mbajtur netët e tij gjysmëfinale. Më se 36 artistë kanë arritur të kualifikohen në këtë fazë, por ka edhe nga ata që kanë mbetur në hije. Këngëtarja Adelina Berisha nuk është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Top Fest. Kënga e cila deri ara pak ditësh cilësohej si favorite për të fituar këtë festival, tashmë nuk do të jetë pjesë e gjysmëfinales e aq më pak edhe finales.



Kënga "Për ty", është një baladë e realizuar nga Florent Boshnjaku dhe siç shprehet Adelina është një nga këngët më të bukura të saj. Kjo këngë është rradhitur e 4-ta në youtube sa i përket klikimeve por që preferenca e jurisë nuk e ka parë në gjysmëfinale. Adelina së shpejti do ta publikojë edhe me videoklip, të cilin e ka pregaditur me Produksionin Imagine. Videoklipi është nxjerrë në youtube para pak kohe, por më vonë është shlyer nga Top Channel, për shkak të kontratës që Adelina kishte nënshkruar për mos hedhjen e klipit për shkak të drejtave autoriale.
(Teksteshqip.Com)

Adelina Berisha Jashtë Top Festit