>
BIOSHQIP

Adelina Berisha Lë Pas Dhurata Ahmetajn

12-11-2014
Dy këngëtaret, Adelina Berisha dhe Dhurata Ahmetaj, që në një kohë u patën konsideruar si të barabarta në tregun muzikorë shqiptarë, tanimë nuk mund të konsiderohen kështu. Ja arsyeja
Disa portale më parë në mënyrë retorike kishin thënë se Adelina Berisha nuk është një këngëtare më e mirë se sa Dhurata Ahmetaj.

Madje kishte edhe të atillë që këto qëndrime i kishin paraqitur publikisht.

Por, faktet thonë ndryshe, sidomos nga hitet që janë krijuar sivjet.

Dhurata Ahmetaj doli me klipin e ri bashkë Bleron “Shumë o ka ma donë”, një këngë që ka tubuar në youtube.com afër 2 milion klikime.

Por, Adelina Berisha ja ka kaluar Dhuratës edhe në bashkëpunim, pasi që kënga e saj me Blastan “Diçka më shumë” ka afër 2.5 milion klikime në youtube.com.



Edhe solo Adelina del të jetë shumë më e suksesshme se Dhurata Ahmetaj.

Kënga “A dalim” e Adelinës ka arritur në kuotën e 1 611 504 klikime, ndërkaq kënga e Dhuratës “If You Like It”, ku këngëtarja paraqitet shumë seksi nuk është pëlqyer edhe aq sa duhet. Ajo nuk ka më shumë se 561 097 klikime.
(Gazeta Express)

Adelina Berisha Lë Pas Dhurata Ahmetajn