>
BIOSHQIP
Biografia
Ai ishte këngëtar mjaft i njohur nga Shkupi, i cili me disa prej albumeve te tija para disa vitesh ka korrur suksese te mëdha deri atë ditë kur ai vendosi te perqafoj fort Islamin dhe ne atë menyr te distancohet nga muzika duke filluar te kendoj Ilahi me përmbajtje Islame ne gjuhën Shqipe. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Pas shkollës fillore dhe të mesme, ai e përfundoi Fakultetin Pedagogjik. Muzika ishte pasion i tij qysh nga vegjëlia. Qysh si fëmijë, madje para se të fillonte shkollën fillore, filloi të këndoj. Karrierën e tij prej muzikanti e filloi në shoqëri kulturore artistike të Shkupit.

Në vitet 1990-1991 e nxori albumin e parë titulluar "Loti per Ty". Albumi i tij i parë nuk pati shumë suksese, pasi që Ademi akoma nuk ishte njohur si këngëtar, meqë nuk kishte përvojë me përpunimin e teksteve, kompozimin e muzikës etj. Sukseset filluan diku prej vitit 1995 kur Ademi filloi të kërkohej me të madhe dhe të simpatizohej nga dëgjuesit tejmase. Ishin vitet kur Adem Ramadani filloi të nxjerrë albume dhe hite, njëra pas tjetrës. Ademit, madje, nuk i kujtohet me saktësi numri i albumeve që ka nxjerr. Prej tyre kishte me muzikë kolazhe,folklorike dhe të tjera.Gjatë karrierës së tij muzikore Adem Ramadani kryesisht këndonte muzikë popullore, argetuse dhe folklorike.

Kontakti i tij i parë me fenë islame ishte në vitet 1990-1991 nëpërmjet disa artikujve. Vlen të përmendim se libri i parë fetarë që lexoi Adem Ramadani, ishte “Rijadul Salihin” (përmbledhje e haditheve), libër që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai. Ky libër e kishte shtyrë të mendonte se një ditë do të duhej të fillonte të zbatojë mësimet islame në tërësi. “Bindja nuk më shkrepi menjëherë. Ajo u zhvillua ngadalë nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit gradual të mësimeve islame”, rrëfen Adem Ramadani.Ideja për të nxjerrë një album me ilahi i kishte lindur edhe më herët por nuk mund ta pranonte që në të njëjtën kohë të bënte edhe muzikë edhe ilahi.

Prandaj, vendosi që një ditë të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive. 27 gushti i vitit 2004 ishte dita e dasmës së fundit në të cilën do të këndonte Adem Ramadani. Ishte kohë kthese në jetën e tij. Në zemrën e Ademit shndritën rrezet e diellit islam. Tashmë, ai përfundimisht filloi karrierën e tij si këngëtar i ilahive dhe praktikues i denjë i islamit. "Ndihem shumë i lumtur që bëra këtë hapë edhe pse fjalët, komentet, madje edhe presionet ishin nga më të ndryshmet", thotë Ademi. Njerëzit përreth, me habi, pyesnin: Si do të jeton pa kënduar? Nga do të fitosh për të mbijetuar? Çfarë do të punosh? Me çka do të merresh dhe shumë e shumë pyetje të tjera.? “Por edhe këto kaluan me ndihmën e Allahut xh.sh.”, tregon Ademi. Edhe kolegët KËNGËTAR u habitën nga ky vendim dhe më bënin pyetje të ngjashme: Pse e lë muzikën kur ke një zë aq të mirë? Pse largohesh nga ne? Pse braktis karrierën në kulmin e saj?, “mirëpo ata nuk mund të kuptonin vendimin tim sepse nuk janë praktikues të përpiktëtë mësimeve islame”, tregon Ademi duke shprehur keqardhje ndaj tyre.

Prej planeve të tij të ardhshme është qëndrimi në rrugën e drejtë, mësimi, studimi, mësimi i islamit ngase ai mendon se jemi të nderuar dhe të privilegjuar që jemi musliman. Ai, gjithashtu planifikon që vazhdimisht të sjell albume të reja me ilahi dhe këtë profesion ta ushtroj në kontinuitet. Sukseset e tija ende vazhdojnë kurse ne lusim Zotin qe te jet i kënaqur me te.

Në vitin 2000, Adem Ramadani publikon albumin "Je Me E Mira".

Në vitin 2001, Adem Ramadani publikon albumin "Nkapixhik Dola Met Pa".

Në vitin 2001, Adem Ramadani publikon albumin "Ne Martesen Tende".

Në vitin 2002, Adem Ramadani publikon albumin "Mimoza".

Në vitin 2003, Adem Ramadani publikon albumin "Luj Me Qef".

Në vitin 2003, Adem Ramadani publikon albumin "Sille Sille".

Në vitin 2004, Adem Ramadani publikon albumin "Aman Aman Medet".

Në vitin 2005, Adem Ramadani publikon albumin "Të Duhemi Për All-Llah". Ademi është i vendosur në bindjen e tij se për ta bërë një hap të tillë duhet ta njohësh dhe ta praktikosh islamin me përpikëri. Ky vendim Ademit i solli edhe vështirësi të shumta me produksione të ndryshme muzikore. Ata nuk donin ta pranonin albumin e parë të tij me ilahi, “Të duhemi për Allah”. Disa prej tyre frikësoheshin se do të ishte dështim financiar, prandaj nuk ishin të interesuar që të investonin mjetet e tyre. Kishin frikë se albumi nuk do të shitej sa duhet dhe do të pësonin fiasko. Ndërkaq, ndodhi e kundërta. Albumi ishte më i suksesshmi i albumeve të tij. Jo zyrtarisht flitet se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50,000 kopje, në Maqedoni 15,000 e në diasporë shumë më tepër. Edhe simpatizuesit e Adem Ramadanit e mirëpriten këtë album. Ata e lavdëronin atë nëpër radio, televizione, koncerte e takime të tjera. Sigurisht që pati edhe prej atyre që u munduan ta provokojnë me pyetjet e tyre, por të tillët ishin të paktë.

Në vitin 2006, Adem Ramadani publikon albumin "Vjen Pranvera".

Më datë 25 Qershor 2007, Adem Ramadani publikon videoklipin "Palestina".

Në vitin 2007, Adem Ramadani publikon albumin e dyte me ilahi "Duaja E Nenes" dhe ka të bëj me një ngjarje të një gurbetqari. Albumi ka dhjetë pikë. Tetë prej tyre janë ilahi, një pjesë është e Kur'anit dhe ezani i kënduar nga Adem Ramadani.

Në vitin 2008, Adem Ramadani publikon albumin "Jetim Me Babe E Nane".

Në vitin 2009, Adem Ramadani publikon albumin "Fukaraja".

Më datë 18 Gusht 2011, Adem Ramadani publikon videoklipin "Ti Je Feja E Vërtet".

Në vitin 2011, Adem Ramadani publikon albumin "Kjo Dynja Si Bora Ne Diell".

Në vitin 2012, Adem Ramadani publikon albumin "Së Bashku Për Ju".

Më datë 10 Korrik 2013, Adem Ramadani publikon videoklipin "A Ka Taube Zot Per Mue".

Në vitin 2013, Adem Ramadani publikon albumin "A Ka Taube Zot Per Mu".

Më datë 22 Shtator 2014, Adem Ramadani publikon videoklipin "Qabe Moj E Bukur Je".

Më datë 7 Prill 2016, Adem Ramadani publikon videoklipin "Mulla Jakupi", në bashkëpunim me Ylber Aliu. Muzika e këngës u punua nga vetë Adem Ramadani, teksti u shkrua nga vetë Adem Ramadani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Kastrati. Videoklipi u prodhua nga Redonpictures.

Në vitin 2016, Adem Ramadani publikon albumin "Me Fal Oj Nene".

Më datë 31 Maj 2017, Adem Ramadani publikon videoklipin "Allahu Ekber Kebira", në bashkëpunim me Adnan Daci, Bekim Dehari & Ylber Aliu.

Më datë 29 Dhjetor 2018, Adem Ramadani publikon videoklipin "Amaneti I Gurbetçarit".

Më datë 17 Prill 2020, Ademi & Dani publikojnë videoklipin "Salatullah". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Adem Ramadani. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 23 Qershor 2020, Adem Ramadani publikon videoklipin "Veç Allahu Është Beka (I Përhershëm)".

Më datë 14 Gusht 2020, Ademi & Nisreti publikojnë videoklipin "Një Pikë Ujë".

Më datë 2 Tetor 2020, Ademi & Emrani publikojnë videoklipin "Allahut Rob Sun Ju Bana".

Më datë 13 Prill 2021, Gold AG & Adem Ramadani publikojnë videoklipin "Era Ramazan". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 26 Dhjetor 2021, Adem Ramadani publikon videoklipin "Hjekat E Gurbetçarit". Kënga është punuar në të githë komponentet e saj nga Adem Ramadani.

Më datë 2 Prill 2022, Adem Ramadani publikon videoklipin "Hafizi I Kuranit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Adem Ramadani. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 28 Shkurt 2023, Adem Ramadani publikon videoklipin "Lutja Për Prindërit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Adem Ramadani.

Më datë 23 Mars 2023, Adem Ramadani publikon videoklipin "Bën Mirë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Adem Ramadani. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 2 Nëntor 2023, Adem Ramadani publikon videoklipin "Po I Bjen Era Retë E Zeza". Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 9 Dhjetor 2023, Adem Ramadani publikon videoklipin "Të Përgjigjem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Adem Ramadani. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 10 Mars 2024, Adem Ramadani & Nusret Kurtishi publikojnë videoklipin "Besuam". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Adem Ramadani, teksa për arranzhimin u kujdes Mevlan Kurtishi. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 11 Mars 2024, Nusret Kurtishi publikon videoklipin "Mëshirues", në bashkëpunim me Adem Ramadanin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi u realizua nga Mevlan Kurtishi. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.