>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha, 3 Milion Shikime Në Youtube Dhe Asnjë Qindarkë Fitim

21-11-2012
Adrian Gaxha dhe Floriani me këngën "Ngjyra e Kuqe" nuk kanë fituar asnjë qindarkë pos "çmimit të internetit" në festivalin "Kënga Magjike".
Kënga, që u shndërrua në një hit në gjithë rajonin, theu rekorde në You Tube duke u bërë kënga e vetme e cila brenda një muaji ka mbledhur tre milionë klikime dhe po vazhdon ta rritë këtë shifër.

Por nga këto miliona klikime Adriani nuk ka përfituar asgjë. Edhe pse zakonisht këngëtarët marrin një shumë të caktuar nga klikimet, Adriani ka nënshkruar një kontratë me "Këngën Magjike" dhe të gjitha të drejtat e shpërndarjes i ka festivali.
(Telegrafi)

Adrian Gaxha, 3 Milion Shikime Në Youtube Dhe Asnjë Qindarkë Fitim