>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ngjyra E Kuqe”

25-11-2012
Kënga e shumëpëlqyer "Ngjyra e kuqe", që është një bashkëpunim i Adrian Gaxhës me të riun Floriani, tashmë është kompletuar edhe me videoklip.
Produksioni Entermedia ka realizuar një video që përmban një tematikë të përshtatshme për këngën, ndërkohë që klipi duket të jetë i frymëzuar nga filmi "Malena" me Monica Belluccin.

Kënga me muzikë dhe aranzhim të Adrianit, ishte konkurruese në festivalin "Kënga Magjike", ku mori çmimin e internetit falë klikimeve të mëdha në YouTube.

Vetëm një ditë pas publikimit të klipit të këngës "Ngjyra e kuqe" klikimet dhe komentet në YouTube janë të shumta.

Klipi i realizuar nga "Entermedia" dhe që është konceptuar në stilin e viteve '40 duket se ka patur reagime të mira nga publiku.

Ndërkohë mësohet që fustani i kuq i vajzës në klip është nxjerrë në shitje.

Mesa duket këtë radhë Adrian Gaxha së bashku me Florianin e vogël kanë ditur të godasin në shenjë më këtë këngë, e cila është ende shumë e pëlqyer për publikun.
(Telegrafi)

Adrian Gaxha, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ngjyra E Kuqe”