>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha Zbulon Pikat E Dobëta

28-04-2013
“Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta” Pas suksesit te jashtezakonshem me kengen “Ngjyra kuqe”, Adrijan Gaxha duket se do te godase perseri ne shijet e publikut. Nje tjeter kenge po kaq e fuqishme ne tekst, muzike dhe videoklip, ky eshte premtimi qe i ben dashamiresve te muzikes kengetari maqedonas, i cili nuk zhgenjen kurre. “Behet fjale per nje kenge vertete te bukur dhe kjo kenge do te jete si nje vazhdim i “Ngjyra e kuqe” ne videoklip dhe ne bashkepunim me Florjanin e vogel. Shpresojme te shkoje gjithcka mire dhe mezi pres ta lancoj”, shpehet Adrijani i emocionuar per surprizen me te re profesionale. Ndersa kur vjen puna per te folur mbi jeten private, kete here ai shfaqet i rezervuar. Pse? Ka ndodhur dicka mes tij dhe Luanes? Nuk jane me bashke? Jane zene, por mund te bashkohen perseri sic edhe ndodh shpesh me ata te dy? Asgje nuk mund te themi me siguri te plote, por fakt eshte qe Gaxha nuk deshiron qe te permendet emri i saj.



Ne profilin e FB keni lajmeruar qe se shpejti do te kemi nje kenge te re nga ju. Mund te na zbuloni disa detaje Adrijan? Behet fjale per kengen time te dyte me Florjanin e vogel. Eshte kenge e produksionit tim dhe tekstin e ka bere Bujar Idrizi, i njejti tekstshkrues qe ka bere edhe ate te “Ngjyra e kuqe” dhe mund ta them lirisht qe mezi po pres ta lancoj. Behet fjale per nje kenge vertete te bukur dhe kjo kenge do te jete si nje vazhdim i “Ngjyra e kuqe” ne videoklip. Pas suksesit te jashtezakonshem qe kishte kenga “Ngjyra e Kuqe” mendoni se kjo e radhes do ta thyeje rekordin e saj? Kjo eshte nje pune qe asnjehere nuk i dihet. Une di vetem qe kjo kenge eshte punuar me shume zemer dhe inspirim. Jam munduar qe te jete sa me e mire ne produksion, stil dhe videoklip. Besoj do jete kenge cilesore. Cfare mendoni se e ka bere kaq te dashur per publikun kengen “Ngjyra e kuqe”? Ne vend te pare definitivisht puna, sepse mendoj qe eshte kenge shume e bukur. Me te vertete jam munduar per kete kenge qe te tingelloje sa me bukur dhe qe ta prezantoj Florjanin sa me mire. Mendoj se ka qene nje pakete e plote. Sikurse kenga edhe videoklipi erdh’ mjaft i realizuar. E kujt ka qene ideja e skenarit-fabules dhe a ishit i sigurt per pritshmerine e saj sikurse per kengen? Klipi eshte punuar nga videoproduksioni “Entermedia” dhe pike se pari isha shume i lumtur qe ato e pelqyen kete kenge dhe filluan menjehere punen me klipin. Kane dhene shume zemer dhe maksimumin e tyre per kete videoklip dhe kete fakt e vleresoj jashtezakonisht shume. Suksesin e klipit te jem i sinqerte nuk e kam pritur qe do ishte kaq i madh, por sigurisht qe me ka gezuar ky fakt. Eshte perfolur qe teksti i kenges eshte nje dedikim personal, konkretisht per te dashuren tuaj, Luana Vjollca, qe asokohe flitej se ishit te ndare? Mendoj se kenga e bukur cdo here behet me inspirim. Edhe une kur e kam krijuar kete kenge jam inspiruar nga dicka, por nuk dua te prononcohem per kete pjese. Dua te mbetet personale, por kryesorja eshte qe kenga te pelqehet. Kjo ka me shume rendesi per mua. Kur keni nisur te merreni me te Adrijan? Me duket se qekur kam lindur (qesh). Qe ne moshen 6-vjecare. I mban mend daljet e tua te para publike? Si i kujton ato? Po i mbaj mend te gjitha detajet. Per here te pare para publikut kam dale ne moshen 7-vjecare me violine ne dore. Di qe ka qene nje stres i madh per mua, pasi kisha shume emocione, ndersa muziken pop kam filluar ta levroj pak me vone, konkretisht nga mosha 12 vjec, ku kam kenduar per here te pare ne nje festival per femije ne Shkup. Cdo kengetar ka nje kenge te preferuar dhe qe e vecon nga te tjerat ne repertorin e tij. Po ju cilen doni me shume? Baladat jane te preferuarat e mia dhe qe do te mbesin cdohere ne zemren time. Kenga, “Me mungon” do mbetet nje prej kengeve me te dashura qe kam bere nder vite. E keni arritur suksesin qe keni deshiruar kohe me pare Adrijan? Suksesi i njeriut eshte kur ben ate qe me te vertete do me shume dhe kur eshte i lumtur. Kjo ka rendesi dhe besoj qe une ia kam arritur qellimit avash-avash (qesh).



Cilat jane qellimet qe i ve vetes profesionalisht nje kengetar si ju? Qellimi i rendesishem eshte ajo qe ceka ne pergjigjen me lart, pra qe te besh ate qe me te vertete do me shume. Tregu boteror eshte ne planet tuaja dhe a e shikoni veten qofte dhe pas disa vitesh pjese te saj? Kam shijuar edhe treg nderkombetar ne muzike. Kam kenduar ne disa shtete te tjera dhe nuk dallon shume prej tregut ku ne jemi sot. Pastaj te nesermes nuk i dihet asnjehere ku do jemi dhe sa te suksesshem do te jemi ne punen qe bejme. Di vetem qe duhet t’i mbajme endrrat tona ne vend te pare dhe te punojme sa me shume qe t’i bejme realitet. Mendoni se jeni i famshem dhe cili eshte koncepti juaj per FAMEN? Po jam i famshem, por vetem kur kenga ime behet hit, ndersa ne momentin qe kenga harrohet harrohesh edhe ti bashke me te. Pikerisht per kete fakt them se, fama eshte dicka relative dhe qe nuk ia vlen te behesh rob i saj, sepse te drejton ne rruge te gabuar. Ku eshte me i famshem Adrijani, ne Shqiperi, Kosove, apo Maqedoni? Varet ku eshte bere me shume hit kenga ime. Dhe nga cili prej ketyre tre vendeve ka arritur te vleresohesh me shume, qofte edhe me cmime artistike? Nuk mund te vecoj, sepse une kam lindur ne Maqedoni, kam punuar shume ne kete vend dhe normal ketu kam marre shume cmime ne Festivale. Mendoj se jam i vetmi qe kam fituar festivale edhe ne Shqiperi edhe ne Maqedoni. Cfare e ben nje kengetar si ju te suksesshem? Mendoj se puna me shume dashuri e ben nje artist te suksesshem. Ka ardhur nje kohe qe duhet te eksperimentosh dhe te provosh ne shume zhanre. Edhe keto sjellin suksesin. Muzika qe beni ju eshte komerciale, jeni ndjere ndonjehere i kritikuar dhe si keni reaguar? Muzika komerciale eshte muzike qe pelqehet dhe prodhohet me se shumti kohet e fundit dhe kjo gje eshte e bukur, sepse mund t’i shijosh edhe stilet e tjera te muzikes dhe te mesosh njekohesisht dicka me teper. Ndersa kritika do te kete gjithmone… edhe te mira edhe jo te mira, por mendoj se duhen pranuar me shume pozitivitet se jane gjera normale. Bashkepunimet tuaja me te suksesshme? Kam pasur disa bashkepunime dhe gjithcka ne kohen e vet, sidomos kjo e fundit me Florjanin mendoj se ka qene shume i suksesshem, por nuk mund ta mohoj edhe bashkepunimin me Tamaren, ku fituam Festivalin e Eurovisonit ne Maqedoni para kater vitesh. 24 oreshi i Adrijan Gaxhes, si eshte? Cdo here i ndryshem, sidomos kohet e fundit nuk dihet ku zgjohem e ku do fle: shkaku jane koncertet e shumta, por mundohem qe t’ju permbahem disa ritualeve te mia qe i kam brenda dites, si, p.sh vrapimi, fitness-i dhe puna ne studio. Pushimet me te bukura qe keni bere? Pushimet me te bukura per mua jane aty ku eshte familja ime dhe kafshet, te cilat i dua shume. Nuk ka gje me te bukur, sesa keto pushime. Cfare eshte femra ne syte dhe kendveshtrimin tuaj? Femra eshte krijesa me e bukur qe Zoti ka krijuar, sepse Femra me ka krijuar edhe mua. Elegante, apo te mbushura fizikisht? Secila femer ka pamjen, stilin dhe bukurine e saj. Mua me pelqejne detaje te tjera qe jane shume me te rendesishme, sesa keta dy elemente siperfaqesore. Duhet te kaloje shume kohe qe t’i vije radha pamjes fizike. Bionde, apo brune? Si ngjyra ime (qesh). Eshte romantik Adrijani dhe cili ka qene gjesti me romantik qe keni bere ndonjehere? Gjesti me romantik qe kam bere ishte kur i bleva Iphone 5 asaj (qesh). Bej shaka, por mendoj se jam romantik aq sa duhet. Ka pasur shume gjera qe me bejne romantik dhe te gjitha kane qene spontane, por nuk i mbaj mend. Une e dua shume Tangon dhe kam qejf ta vallezoj kudo qe te jem me femren time, pa marre parasysh ku gjendem dhe a ka muzike ne sfond. Edhe ky eshte nje gjest romantik, apo jo?! (qesh). Dukeni shume i lidhur me kafshet. Mbani kafshe ne shtepi ju dhe c’lloj konkretisht? Kafshet jane jeta ime, sidomos ato te rruges qe s’ka kush kujdeset per to. I kam pike te dobet, ndersa ne shtepine time mbaj 5 kafshe, qe jane kater mace dhe nje qen, qe quhet Simba.
(Koha Jone)

Adrian Gaxha Zbulon Pikat E Dobëta