>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha, “Kjo Zemër” Nuk Ka Aq Sukses Sa ”Ngjyra E Kuqe”

29-06-2013
Adrian Gaxha dhe Floriani kanë publikuar klipin e tyre të dytë së bashku me titull “Kjo zemër”, që e kanë konsideruar “Ngjyra e kuqe 2”. E, pas një jave të publikimit të klipit të tyre në youtube, duket se nuk kanë mundur dot të kapin as gjysmën e numrit të klikimeve që regjistruan me “Ngjyra e kuqe”, një këngë që Gaxha ia dedikonte të dashurës së tij, Luana Vjollcës.



Në klipin e ri “Kjo zemër”, Adriani përleshet me konkurrentët djem për të fituar të dashurën e tij, me të cilën më pas përfundon në altar. Por ndërsa klipi ”Ngjyra e kuqe” hyri në historinë e këngëve shqiptare si një nga më të pëlqyerat dhe më të votuarat në internet në garën e “Kënga Magjike”, kjo këngë duket se ka tingëlluar e zakonshme për shijet e publikut. Ndërsa “Ngjyra e kuqe” vetëm brenda dy ditësh pas publikimit në youtube arriti të grumbullonte gati gjysmë milionë klikime, ndërsa kënga i kapërceu mbi 3 milionë klikime vetëm pas pak kohe të publikimit të saj.
(Panorama)

Adrian Gaxha, “Kjo Zemër” Nuk Ka Aq Sukses Sa ”Ngjyra E Kuqe”