>
BIOSHQIP

Edhe Adrian Gaxha është Një “Dafinator”

24-12-2013
Vetëm pak ditë pasi ka publikuar këngën e tij më të re “Welcome to Prishtina” në bashkëpunim me Florianin e vogël dhe reperin Skivi Skillz, këngëtari Adrian Gaxha në një bisedë për radio dukagjinin u shpreh shumë i kënaqur për këtë këngë, ashtu sikurse me sukseset që ka arritur gjatë këtij viti, duke u shprehur se bashkëpunimi me Florianin ishte në dobi të të dyja palëve.



Mes tjerash këngëtari shkupjan foli edhe për estradën shqiptare në përgjithësi por, ka veçuar këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila po i pëlqen më së shumti kohëve të fundit, sidomos kënga e saj e fundit “Time Out”. Madje, simpatinë për këtë këngë e shprehu duke e kënduar një pjesë të vogël të refrenit të krijimtarisë së fundit të Dafit.

Ndryshe, këngëtari shkupjan tha se këto ditë është duke punuar rreth disa këngëve solo të Florianit si dhe rreth hapjes të studios së tij, e cila nuk do të përmbajë vetëm audio dhe video por, edhe një studio vallëzimi, që tanimë është gati.


Edhe Adrian Gaxha është Një “Dafinator”