>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha Frymëzohet Nga Reklama Tajlandeze

11-04-2014
Këngëtari i njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha përveç angazhimeve të shumta që paralajmëron në faqet e tij zyrtare nëpër rrjete sociale, ai ndan kohë edhe për ndonjë thënie apo fjalë të urtë.

Së fundmi këngëtari duket se është frymëzuar nga reklama tajlandeze e e mësiperme dhe i drejtohet fansave që ka në rrjetin tij social Instagram. Këngëtari ka këshilluar se të ndihmosh dikë është ndjenja më e mirë njerëzore.

“Nëse je njeri i mirë dhe ndihmon. Nëse ushqimin e fundit ia jep ati që është i uritur dhe nëse paren e fundit që e ke në xhep ia jep atij që i nevojitet më shumë, kjo nuk do të ju bëj më të pasur e as më të famshëm. Thjesht kjo të bën të krenohesh me vete e të jesh i lumtur. E këtë ndjenjë nuk mund ta blesh me asnjë para në botë!!!”, kishte shkruar Gaxha i cili u mbështet nga shumë fansa të tij.