>
LETERSISHQIP

Poezi Per Nene Terezen

Agnesë ti ishe bijë e shenjtë,
e lindur në te ngaherëshmen Iliri,
në kufi me Greqi
e sërish rreth më rreth me Iliri.

Zoti yt universal ishte,
porse si pishtarë Jesunë e kishe,
ai të kishte këshilluar në jetë,
të duashe njerëzine si duhet vërtete.

E lirë kishe lindur pa komplexe.
Porse si në rini veshën e murgeshës
e veshe e kurrë më
nuk e deshe.

Rrugën e misionit e more
dhe emër në histori shkrove,
prandaj lavdi të qoftë, Terezë
përgjithmonë ty që mirësinë e
kishe në gji.

Ishe nënë e fëmijëve në botë,
për të pashtëpitë shtëpi mbarove,
prandaj të njeh bota mbarë,
ty bijë e kombit shqiptar.