>
BIOSHQIP

A është Albani Xheloz Për Miriamin?

28-09-2013
Janë një nga çiftet më simpatikë të momentit dhe shumë të suksesshëm. Gjithmonë i kemi parë bashkë, aq sa është krijuar përshtypja se janë të pandashëm. E pikërisht kjo gjë ka bërë që të qarkullojnë edhe thashethemet se Albani bëhet xheloz për Miriamin, ndaj e shoqëron atë kudo.



Miriam tashmë shihet gjithnjë e më shumë në Vizion plus, pasi do të jetë pjesë e projektit “Dancing with the stars” dhe në çdo takim kemi mësuar se e shoqëron Albani. Të jetë xhelozi, apo thjesht këngëtari është këshilluesi më i mirë i këngëtares?!
(shqiptarja)

A është Albani Xheloz Për Miriamin?