>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj Po Përgatit Klipin “Je Ti”

10-02-2014
Kantautori i njohur shqiptar Alban Skënderaj ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto të shkëputura nga xhirimet e klipit të tij më të ri, i cili do të titullohet “Je ti”.



Në fotot e publikuara këngëtari ka zgjedhur një sfond të bardhë i ulur në piano duke performuar. Ende nuk dihet se kur ku produksion i ri i Skënderaj do të jetë në treg.



Kënga “Je ti” është promovuar fillimisht në spektaklin “X-Factor” dhe mesa duket do të shoqërohet me klip. Së bashku me fotot Skënderaj ka shkruar se së shpejti kënga do të shoqërohet me klip.
(xh.k/shqiptarja)

Alban Skenderaj Po Përgatit Klipin “Je Ti”