>
BIOSHQIP

Alban Skënderaj Sjell “Urat E Jetës”

23-05-2014
Kantautori Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Urat e jetës”. Një këngë artistike kjo dhe me një tekst mjaft përmbajtësor. Videoklipin e ka punuar Max Production.

Ashtu siç shprehet edhe vetë Skënderaj në Instagram kjo këngë nuk vjen si një klip i mirëfilltë por në formën e perfomancës.



“Kjo këngë në vetvete nuk synon as miliona klikime as të luhet pafundësisht në radio e club-e. Këtë herë sjell diçka të papërpunuar, të paparamenduar, ashtu siç shpirti ma kërkon, ashtu siç momenti e ka sjellë. Një çast emocional pyetjesh ku dyshimet, pasiguritë, mrekullitë dhe bekimet e kësaj jete na sundojnë dhe ndërgjegjësojnë se sa i pa rsastësishëm është gjithë ky ekuilibër. Ndjenjat e njeriut janë me sublimet dhe më të padeshifrueshmet nga vetë ai. Të gjithë i kemi këto momente në jetë dhe janë pikërisht këto ndjenja që na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin e na rikujtojnë faktin se të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në jetë dhe që varemi esencialisht nga njëri- tjetri,”-ka shkruar Alban Skënderaj
(Express)

Alban Skënderaj Sjell “Urat E Jetës”