>
BIOSHQIP

Edhe Një Këngëtare Nga Familja Muçiqi

27-12-2015
Familja Muçiqi është e njohur tashmë për artistët që ka sjellë në skenë. Nystret Muçiqi & Merita Spahiu janë një çift që i kanë dhuruar shumë artit shqiptar me këngët & duetet e tyre të njohura. Më pas nga kjo familje doli edhe këngëtari i njohur Albatrit Muçiqi, djali i madh i familjes i cili iu fut muzikës e ndërsa tani është një ndër më të suksesshmit në muzikë. E së fundmi skenës tonë do ti shtohet edhe një bukuroshe tjetër, fjala është për motrën e Albatritit, fëmija i 2-të i Nystert & Merita Muçiqit, Albiona. Albionën kemi pasur rastin ta shohim disa herë përkrah vëllaut të saj Albatritit teksa e shoqëronte në tapetin e kuq të disa organizimeve, por tani do ta njohim edhe më mirë si këngëtare. Mësohet se Albiona e ka gati këngën e saj të parë të cilën e ka punuar te "Threedots" te Flori Mumajesi. Kënga pritet që të publikohet me klip shumë shpejt.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Edhe Një Këngëtare Nga Familja Muçiqi