>
LETERSISHQIP

Deti I Dashuruar

Detin sot e pashë të trazuar, jo si gjithmonë
Shfrynte tallaze me dallgë të egra, të ashpra
Rënkonte me zërin e largët që vinte si jehonë
Në heshtje belbëzova, - "E ka lënë e dashura".

Perëndimi mistrec fshihej reve në qetësi
Fort e doja detin me margaritarë të pasur
I lutem sërish Zotit të bjerë në dashuri
Unë po hyj garant që ti gjej të dashur.
9 Qershor 2016