>
LETERSISHQIP

Bosh

Ndodh si sot të jesh i vetëm
Të dehesh mejhaneve si serhosh
Bosh mëngjeseve kur shoh gazetën
Bosh në makinë,mes njerëzve bosh.

Rini e mplakur që shtyejnë ditët
Si pleq të harruar diku në qosh
Bosh një lavire tund tutje vithet
Bosh kuplaratë dhe xhepat bosh.

Një pellg vakum plot mërzi mbushet
Si asket që jetën hedh tej në kosh
Bosh është nevriku kur të gërhushet
Bosh dhe Parajsa dhe Ferri bosh.