>
LETERSISHQIP

Miqtë

Ndodh që shpesh të gjendemi në udhëkryqe
Si polic trafiku, a ndofta semafor
Të shohësh majtas-djathtas, i vetëm si qyqe
Kur shpresat të shuhen si yjet meteor.

Dhe gjendesh i pambrojtur mes ndotjes në trafik
Në turbullinë mendimesh, pa t'vetmin sihariq
Do të ikësh larg, por këmbët s'bëjnë me ik
Sheh kush ndodhet pranë, kërkon shokë e miq.

Në vorbullën e dilemave sërish i huaj mbetem
"Në djall edhe ëndrrat", nuk dua të fle gjumë
Për halle dhe në jetë ne lindim të vetëm
Rreth sofrës mbushur plot kemi "miq" shumë.
22 Mars 2016