>
LETERSISHQIP

Ikja E Përdalë

Ajo e mbylli derën e doli ngadalë
Si jehonë e largët pikëllimi
Ikja dhe vdekja është e përdalë
I përdalë ështe dhe vetë zhgënjimi.

Ndaj dhe s'fola,e lashë të shkonte
Në vorbullën mister të lumturisë
Një tis i mjergullt mjergullonte
Në gotën e dehur prej mërzisë.

Diç më theri në shpirt pastaj
I mprehtë pendimi më këshillonte
Ah bravë e ndryshkur,- Dhe ti ke faj
Faj ka dhe dera që e la të shkonte.

Albi Lushi. 19 Prill 2016