>
LETERSISHQIP

Të Famshmit

Plot njerëz të famshëm ka nxjerrë kjo botë
Diku të merituar,diku paksa me hatër
U dehën me famën teksa kthenin një gotë
Një gotë sa për katër.

U plakën të famshmit e mend nuk vunë
Nga pija e rëndë në rrugën e gjatë
U kapën me famën e keqas u zunë
U zunë për flokësh si gratë.

U shuan të famshmit siç shuhen qirinjtë
Që të ndezur flakëronin të hipur mbi tortë
Dhe famën u këndonin me fyell barinjtë
Barinjtë që kthenin një gotë.