>
LETERSISHQIP

Kur Nuk Lexoj

Kur nuk lexoj me duket sikur s’marr fryme
As oksigjenin nder pyje kur ajrin perthith
Eshte sikur neper tela te mos percohej rryme
Ndaj koken e fsheh si urith.

Pastaj me roberon nje agoni mendimesh,
fantazia dhe ndergjegja me duket sikur vdes
“Te vdekurve s’i duhen copeza poemash e shkrimesh”
Ndaj librat lermeni ti shes.

Te mi blejne ne treg injorante e politikane,
qe vec intrigave asgje nuk bluajne ne koke
atyre qe poetet i mallkuan dhe i vrane,
i varen,i dogjen dhe hirin ja fshehen nen toke.