teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

ALBULENA UKAJ :: NEWS


Albulena Ukaj: S’kam Kohė Tė Merrem Me Teodoran


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  5 / Votuan:  4

[04-06-2013]
Plagjiatura tashmė si duket ėshtė bėrė njė lloj “trendi” tė cilėn po e pėrdorin edhe kėngėtarėt e nacionaliteteve tė tjera. Tani jo vetėm kėngėtarėt tanė marrin nga tė tjetėr, por edhe tė tjerėt marrin nga ne. Dhe kjo ka ndodhur me kėngėtaren bullgare Teodora e cila ka “huazuar” kėngėn “Nuk tė jap afat” tė kėngėtares shqiptare, Albulena Ukaj.

Kėnga “Nuk tė jap afat” ėshtė lansuar nga Albulena nė fillim tė vitit 2012, ndėrsa kėnga “Mina Mi Chasat” ėshtė lansuar gjatė kėtyre ditėve. Albulena nuk ndjehet e shqetėsuar pėr kėtė fakt, sepse siē thotė edhe vetė ajo, kėnga e saj ėshtė plasuar nė treg njė vit mė parė dhe se tė gjithė e dinė qė plagjiatura tashmė po pėrdoret nga shumė artistė.

Albulena nuk dėshiron tė ankohet tek organet kompetente pėr kėtė vjedhje qė i ėshtė bėrė, ngase sipas saj ende nuk funksionon ligji pėr tė drejtat autoriale. Albulena nė intervistėn dhėnė “Zėrit” do tė flasė mė shumė pėr kėtė ēėshtje dhe projektet e saj muzikore.

- Si ishte reagimi juaj kur kuptuat qė njė kėngėtare bullgare e ka “huazuar” njė kėngė tuajėn?

- Nė fakt nuk mė erdhi mirė qė kėngėtarja bullgare e quajtur Teodora ka “huazuar” kėngėn time “Nuk tė jap afat”, por kohėve tė fundit plagjiatura ėshtė prezente te shumė artistė dhe tani kanė filluar edhe kėngėtarėt e huaj tė marrin kėngė nga ne. Kjo tregon se kėnga shqipe dėgjohet dhe pėlqehet nga tė tjerėt. Kėnga ime ėshtė e plasuar nė fillim tė vitit 2012 dhe atė sė bashku me klip, ndėrsa Teodora sapo e ka plasuar.

- Ke menduar tė ankohesh tek autoritetet kompetente?

- Jo nė fakt as qė mė shkon nė mendje ta bėjė kėtė, sepse nė tė vėrtetė tek ne ende nuk funksionon ligji pėr tė drejtat autoriale. Dhe unė nė tė shumtėn e kohės jam nė Zvicėr dhe nuk kam kohė tė merrem me gjėra tė tilla. Unė kam biseduar vetėm me kompozitorin tim, Ardian Kastratin, i cili e ka realizuar kėngėn time. Unė biznesin tim e kam tė lajmėruar dhe paguaj tatim. Pasi qė nė Zvicėr jam shumė e angazhuar me mbrėmje muzikore nuk kam kohė tė kthehem nė Kosovė dhe tė humb kohė pėr kėtė vjedhje qė ka bėrė ajo kėngėtare. Prandaj e kam lėnė me kaq dhe nuk kam vazhduar mė tutje.

- Kush janė bashkėpunėtorėt tuaj tė kėngės?

- Producent i kėngėve tė mia ėshtė kompania “Eurolindi”, ndėrsa bashkėpunoj me shumė kompozitorė tė ndryshėm dhe tekstshkrues i kėngėve tė mia ėshtė Arsim Bunjaku.

- Ēfarė zhanri kryesisht kultivoni?

- Kultivoj zhanrin e kėngės Pop folk, por nganjėherė edhe mund tė eksperimentoj edhe nė disa zhanre tė tjera.

- Cilėn kėngė e ke mė pėrzemėr?

- Kėnga “Nuk tė jap afat” vazhdon tė jetė kėnga mė e mirė dhe qė e kam mė pėr zemėr. Fillimin e karrierės e kam nisur para pak vitesh dhe kėshtu qė kjo kėngė mė ka hapur shumė dyer tė suksesit. Dhe nė fakt para dy muajsh kjo kėngė ka pas 2 milionė klikime nė “YouTube” dhe sapo ka arritur kėtė shifėr tė klikimeve, “YouTube” e ka fshirė kėngėn dhe tani kjo kėngė nuk gjendet kėtu. Arsyeja pse “YouTube” e ka larguar kėngėn, ka qenė pėr shkak se nuk kam pasur kanal timin nė “YouTube” gjė qė edhe unė nuk iu kam kushtuar rėndėsi kėtyre procedurave dhe kush ka dashur ka futur kėngėn time nė kanal tė tyre dhe kur ka arritur klikime tė shumta “YouTube” e kanė hequr. Ndėrsa tani kam bėrė kontratė me “Arkiva Shqip” e cila bashkėpunon me “YouTube-n” dhe dy klipet qė jam duke i punuar do tė jenė nė kėtė faqe tė njohur, pra nė “YouTube”.

- Ndonjė plan pėr tė ardhmen?

- Tani kam nė plan dy kėngė tė reja tė cilat do tė plasohen bashkė me videoklipe dhe uroj qė publiku t’i pėlqejė.
 (K. Bajrami / zeri)

       - [Teksti dhe Klipi]

Me shume artikuj nga Albulena Ukaj

Albulena Ukaj
Albulena Ukaj



Kalendari
22/12/2014

Votimi i Javes
   22-28 Dhjetor 2014

Top Hiti 2013-2014

  Babastars - High 2

  Noizy - Bonja Me Dore

  Tuna - Fenix

  Mc Kresha - Amsterdam

  Skivi, Nora & Mimoza - Na

  Buta - Mellow

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra