>
LETERSISHQIP

Unë Jam Egërsirë

Unë kam shpinë të fort zotëri
Këmbë të forta më të forta se c'mendon ti dhe të shpejta
Sa qel e mbyllë sytë kaloj kodrën ku rri zotëria jote
Në dhé deri në gju këmbët e mia zotëri
Njëqind vjet, njëmijë vjet mund të bart
Mund të bart deri atje ku perëndon dielli yt e nis dita ime
Deri, deri atje të varri
Shpinë të fortë kam zotëri
Të forta këmbe të shpejta rrufe
Mund të ndodhë e të bie në bërryla në gjunjë
Por ty do të bart zotëri deri te tempujt e tu të mykur
Shtëpia ushton nga fjalë të reja në forma të vjetra
Dhe drojë për shëndetin tënd zotëri
Për fjalët e tua
Për refrenet monotone të këngës sate
Për mullinjtë e egjër qe bluajnë edhe mut
Drojë se do të rrëshqasësh keq zotëri
Në shpinën time të gungaftë rrëshqitet hatashëm
Dhe do të mund që pa e hedhur hapin në fushë me kokën tënde
Futboll të lozin fëmijët
Unë kam shpinë të fortë a po e shef zotëri
Këmbë të forta thellë në dhé
Deri ne fyt jam në dhé zotëri
Por ty, ty do të bart deri,
Deri atje të varri yt
Sulltani im i verbër
Unë jam Egërsirë.

DËRGOI: