>
BIOSHQIP
Biografia
Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj! Zoti ia dhuroi zërin e bukur dhe një shpirt aq të madh artistik. Pra një yll kishte lindur, një emër premtues në skenën e muzikës.

Në Dhjetor 1970, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Portret Heroine". Ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe fiton çmimin e dytë me një kompozim nga Agim Krajka.

Në Dhjetor 1971, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Shqiperia Pershendet".

Në Dhjetor 1971, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "E Paharruara", me tekst nga Dritëro Agolliku dhe ku arrin te fitojë çmimin e dytë.

Në Dhjetor 1973, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Si Agim I Kuq", ku fiton çmimin e dytë me këngë të Josif Mingës.

Në Dhjetor 1973, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Shoku Ynë".

Në Dhjetor 1974, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën "Vajzat E Fshatit Tim", ku fiton çmimin e parë. Këngë e Enver Shëngjergjit me tekst nga Zhuliana Jorganxhi.

Në Dhjetor 1974, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën "Neper Ditet Tona".

Në Dhjetor 1975, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Buka E Duarve Tona" ku fiton çmimin e parë. Muzika nga Kujtim Laro dhe teksti nga Xhevahir Spahiu.

Në Dhjetor 1975, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Dasem Ne Fshat".

Në Dhjetor 1976, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Bisedon Nje Popull".

Në Dhjetor 1976, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Kenget E Rinise".

Në Dhjetor 1977, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Kasollja E Galigatit".

Në Dhjetor 1977, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Ti Qe Ke Ne Sy Lirine".

Në Dhjetor 1979, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Nentori I Lirise", ku fiton çmimin e dytë, në një duet me Lindita Theodhorin. Muzika nga Limoz Dizdari dhe teksti nga Koçi Petriti.

Në Dhjetor 1980, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Njerezit E Agimeve", ku fiton çmim të dytë, në një duet me Irma Libohovën.

Në Dhjetor 1980, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Me Dy Plagë Lufte Hyre Në Parti".

Në Dhjetor 1981, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Me Kujton Ti Ato Vite".

Në Dhjetor 1981, Alida Hisku merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Flaka E Betimit".

Erdhi një moment siç di ndonjëherë të sjell ironia e fatit. Një moment që ndërroi krejtësisht kahen e gjërave në karrierën e saj. Ishte kohë e rëndë, e vështirë për artin, për krijuesin me shpirt të lirë sic ishte Alida. Ishte kohë e ideologjisë totalitare, komuniste, ku të gjithë ishin të dyshimtë! Të gjithë ishin armiq potencialë të regjimit. Shkaqet dhe shkaset për akuza ishin edhe banale. Kështu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u këput si lule në vesën e mëngjesit ende pa celur mirë. Për cka, shtrohet pyetja!? Për një ditar, disa fragmente kujtimesh e përjetimesh, të një adoleshenteje, mjaftuan për ta shpallur armik të regjimit!

Por vlerat që janë vlera, nuk zhduken. Këtë po e provon edhe Alida Hisku. Pas gati 25 vjetësh ajo rikthehet në skenën shqiptare, në spektaklin e organizuar në Tv "Klan", "100 Këngët e Shekullit". E ftuar nga organizatorët e këtij spektakli me regjisor Bledar Laçon, Hisku u shfaq para publikut më e emocionuar se kurrë. Rijetoi edhe njëherë ato vite kur këndonte në Festivalet e Këngës dhe atë muzikë që bëri të mos harrohej. Gjithçka ka ndodhur pas telefonatës dhe ftesës së bërë nga kompozitori Ardian Hila, i cili në mënyrë se si e ka konceptuar spektaklin ka përfshirë këngëtaren në projektin e vet. Vetë Hisku këndoi një kolazh mjaft interesant me këngëtarët e tjerë që merrnin pjesë në "Këngët e Shekullit", duke sjellë edhe një herë emocionet e viteve shtatëdhjetë, kur Alida Hisku bënte që publiku të duartrokiste për të shumë gjatë. Vetë Hisku këtë e përshkoi me një emocion shumë të veçantë dhe e bindur se ajo nuk kishte më punë me skenën; ky ishte një rikthim dinjitoz. Pikërisht pas këtij suksesi ajo tashmë mendon që brenda këtij viti të realizojë një spektakël me këngët e repertorit të saj, pikërisht për publikun shqiptar. Alida Hisku do të mbahet mend gjatë për interpretimin e saj mjaft të ndjeshëm. Alida Hisku ka bërë përpjekje titanike për të dalë sa më mirë para publikut të saj që aq shumë e deshi. Alida iu rikthye këngës. Sot s’ka kush e ndalon! Ajo, me interpretimin karakteristik, pasqyron shpirtin, fisnikërinë, madje edhe karakterin e shqiptarit. Ajo sot po e realizon ëndërrën e lënë përgjysmë!
DËRGOI:

KATEGORI: