TEKSTESHQIP

Altin Shira
Nje Zile Telefoni
Lyrics

Më dërgon prapë zile telefoni
Por jo nuk guxoj ta hap
Dhe e di se ajo sdo të flasi
Por kërkon të luajë ajo prapë

Kjo zile sonte më bëri, të çmëndem i tëri
Përse ajo sdo të më flasë
Tani më mbetet në zemër, një numër pa emër
Ajo serisht më mbetet kaq larg

Më ka bërë të vuaj telefoni
Dhe jo nuk guxoj ta hap
Ajo luan, ndoshta sjam sjam i pari
Që këtë lojë te saj e vuaj gjatë

Dhe pse vuaj, prapë pres të me thuash
Emrin që më fsheh çdo natë
Nuk kërkoj kaq shpejt që të më duash
Veç një çast ti hajde te unë pak

Kjo zile sonte na bëri, të çmendemi të rinj
Përse ajo sdo të më flasë
Tani më mbetet në zemër, një numër pa emër
Ajo serisht më mbetet kaq larg

(3x)
Më ka bërë të vuaj telefoni
Dhe jo nuk guxoj ta hap
Ajo luan, ndoshta sjam sjam i pari
Që këtë lojë te saj e vuaj gjatë