>
BIOSHQIP

Anita Musliu Vjen Me Videoklipin E Ri “Eklipsi”

02-08-2015
Këngëtarja Anita Musliu, një emër i ri për publikun, në tetor të vitit të kaluar publikoi videoklipin e saj të parë të titulluar "Dangerous" të punuar nga Korab Shaqiri. Por që nuk shkoi edhe aq mirë pasi Korabi këtë këngë e kishte punuar 5 vite më parë për këngëtaren Valbona Qallapeku e cila e këndoi me titullin "E njejta sikur dje", duke bërë kështu që kënga e Anitës të konvertohej në një lloj plagjiature edhe pse kënga është përdorur nga i njejti producent. Por që mesa duket gjithçka ka mbetur pas, kjo edhe pasi Anita tashmë ka ndërruar bashkpuntorët, duke inçizuar këngën e saj më të re me titull "Eklips" tek kompozitori Florent Boshnjaku. E ndërsa këngës ia ka realizuar edhe videoklipin të cilin e ka punuar Imagine Films.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Anita Musliu Vjen Me Videoklipin E Ri “Eklipsi”