>
LETERSISHQIP

Enigmatike

E zgjuar, e bukur, kreative
enigmatike, romantike, klasike
qëllimet dhe ëndrrat i mbanë të koduara
deshifrimi i tyre, sfidues për mua

Komunikimi me ty
sfidon ndjenjat, shkencën, artin
në heshtje kur me shikon
të kuptoj më lehtë, se sa kur me flet!

Çelësin që ta dhashë
me zemërim ma ktheve pas
kur portat heshtin gjithandej
zhdukesh jashtë, brenda të gjejë

Në oborrin tim, Kali i Trojës nuk hyn
se nga pushtohem, nuk e di?
Grekët do të shpërblenin shumë për Trojën
por jo më shumë se unë, Ti këtë e di

Bota bindet para argumenteve tua
pse mos të bindëm unë?
shkon për tokë, nga qielli kthehesh
e pa bindur vjen tek unë!

Nisim prapë e diskutojmë
të pa njohurat mbizotërojnë
si përfundim ti ik e shkon
kthehesh fshehtas, diçka harron

Je mbretëreshe e enigmatikës
deshifrimi po afron
të panjohurat po behën t ‘njohura
enigmatikën ma ktheve n ‘pasion.