>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, Menaxheri Konfirmon Pjesëmarrjen Në Festivalin E Rtsh-Së

17-11-2012
Talenti kosovar Ardian Bujupi, do të marr pjesë në Festivalin e fund vitit në RTSH. Lajmin e ka konfirmuar për THASH&THEM menaxheri i tij, Egzon Krasniqi. " Shumë media kanë shkruajtur se Ardiani nuk do të jetë pjesë e këtij festivali, por kjo nuk është aspak e vërtetë", ka thënë Krasniqi. Ai ka pohuar se këngëtari e ka me shumë pasion pjesëmarrjen në këtë event, që përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë. I pyetur se me kë ka bashkëpunuar Bujupi në këtë kompeticion, Krasniqi është shprehur se nuk mund të jap asnjë detaj, në mënyrë që të la surprizë performancën dhe këngën në këtë event. Kjo është hera e parë që pop ylli gjerman me origjinë shqiptare, merr pjesë në një kompeticion shqiptar. Ai ka qenë i pranishëm vitin e kaluar në X-Factor si i ftuar nderi, meqënëse dhe vet është produkt i një talent shou për të rinj. Ardian Bujupi është zgjedhur i treti në talent shoun, "Gjermania kërkon një superstar" dhe aktualisht është një nga këngëtarët më të dashur në Gjermani. Një tjetër e veçantë është se Ardian Bujupi, nuk ka kënduar asnjëherë në shqip dhe kjo mund të jetë hera e parë që ai mund të këndoj në gjuhën e tij. Edhe pse ka patur mjaft bashkëpunime me këngëtar shqiptar si Genta Ismaili dhe Noizy, Bujupi nuk ka kënduar në shqip, por në anglisht. Nëse ai arrin të fitojë në këtë event, atëherë do të jetë një nga pretendentët kryesor në Eurovision.
(Thash&them)

Ardian Bujupi, Menaxheri Konfirmon Pjesëmarrjen Në Festivalin E Rtsh-Së