>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Në Tiranë Për Koncertin E Madh Festiv Dedikuar 100 Vjetorit

25-11-2012
Ardian Bujupi, këngëtari me prejardhje nga Kosova i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Gjermani, do të jetë një tjetër i ftuar në koncertin e madh festiv që do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në 28 nëntor. Përsos ardhjes së Rita Orës që është bërë superlajm i ditëve të fundit, kësaj liste VIP, i shtohet edhe Bujupi, këngëtari shqiptar ishte produkt i spektaklit të zbulimit të talenteve "Gjermania kërkon një superstar" dhe tashmë ka realizuar dy hite dhe një album që pritet që lançohet këtë muaj. Ai së fundmi ka nxjerrë edhe këngën e tij të fundit që është renditur mirë në klasifikimet gjermane. Gjithashtu këtë vit Bujupi ka konfirmuar se do të jetë një nga pretendentët për të shkuar në Eurovizion përmes Festivalit të RTSH, ku ai është një konkurrent i ri.
( Koha Jone)

Ardian Bujupi Në Tiranë Për Koncertin E Madh Festiv Dedikuar 100 Vjetorit