>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Promovon Klipin E Ri Në Prishtinë

02-12-2012
Komente të shumta pozitive dhe klikime ka marrë edhe video më e re e këngëtarit kosovar Ardian Bujupi, i cili ka bashkëpunuar këtë herë me Andy B. Jones me titull "Make You Mine". Ndërsa këngëtari shqiptar për momentin ndodhet në Kosovë ku është duke e promovuar nëpër televizone të ndryshme shqiptare këtë videoklip. Ardiani na ka treguar se shumë mirë e kanë pritur këngën dhe videon edhe jashtë ku ai jeton. Këngëtari 28 Nëntorin e sapo kaluar e ka pritur në Tiranë, ku ka kënduar në koncertin e madh në sheshin e Tiranës, ku ishte e ftuar edhe Rita Ora.
(Maksim Gjokaj)

Ardian Bujupi Promovon Klipin E Ri Në Prishtinë