>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Penthouse”

19-03-2013
Ndoshta nuk i ka bërë ende 3 ditë të plota, duke e llogaritur momentin që ne e shkruajmë këtë lajm, dhe kënga më e re e superstarit Ardian Bujupi ka arritur 400 mijë shikime.

Është fjalë për videon më të re me titull “Penthouse”, realizuar nga produksioni “Max Production”, këngë kjo që është në bashkëpunim me DJ Dalool.



Kënga është realizuar në gjuhën angleze, ndërsa është plotësuar edhe me një pjesë në gjuhën shqipe, pasi refreni i këngës flet shqip dhe ka marrë vlerësime shumë pozitive dhe pa dyshim ka nisur të lëshohet shumë nëpër diskoteka, jo vetëm shqiptare.

Ylli i spektaklit gjerman DSDS e ka lansuar këngën në tregun evropian dhe ajo pritet të transmetohet në televizionet e njohura të muzikës.
(Telegrafi)

Ardian Bujupi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Penthouse”