>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, “Penthouse” Zë Vendin E Dytë Në Bravo Charts

26-03-2013
Bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Dj Dalool në këngën “Penthouse” ka arritur një sukses të konsiderueshëm nëpër vendet evropiane.

“Penthouse” tashmë është e dyta në top-listën e “Bravos”, njëra prej top-listave më të njohura në Europë dhe sidomos në Gjermani.

Por, ky nuk është suksesi i vetëm.

Kënga, e cila ka refrenin shqip është duke u transmetuar në televizionin VIVA dhe pritet që të transmetohet edhe në televizione të tjera përfshirë këtu edhe MTV Europe.

“Penthouse” është një bashkëpunim i Ardianit dhe Dalool që u lansua para 10 ditëve. Promovimi i saj u bë në gazetën Express dhe Prive të Klan Kosova.
(Express)

Ardian Bujupi, “Penthouse” Zë Vendin E Dytë Në Bravo Charts