>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Reagon Ndaj Mediave Gjermane

28-06-2013
Dite me pare ne medie doli lajmi se Ardian Bujupi eshte ngaterruar me nje djale ne nje diskoteke ne Gjermani dhe mediet gjermane kane raportuar se ai eshte ne ndjekje te policise. Mirepo sipas menaxherit te kengetarit, Egzon Krasniqi, mediet “e kane fryre shume situaten duke thene shume te paverteta”.

“Nuk eshte ashtu si shkruhet, sepse secila media mundohet qe nepermjet nje lajmi te vogel, te beje nje lajm te madh vetem per te qene e para. Mirepo e verteta eshte se ka ndodhur nje incident i vogel mes Ardianit dhe nje djaloshi, por rrahje nuk ka pasur. Dhe nuk eshte leshuar asnje flet arrest nga policia per te. Ai turneun ne Kosove dhe Evrope, nuk do ta nderprese sic spekulohet”, ka thene Egzoni per “Zeri”. Sipas tij shpifjet qe jane bere per Ardianin do te hedhen ne gjyq nga kompania e tij ne Gjermani.
(Zeri)

Ardian Bujupi Reagon Ndaj Mediave Gjermane