>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, Menaxheri Akuzon “Zhurma Show Awards”

07-10-2013
Festivalet muzikore çdoherë e më shumë po humbin efektin e të qenit besnik ndaj pjesëmarrësve. Thuajse në çdo festival ka konflikte mes organizatorëve dhe këngëtarëve. Probleme të tilla ka pasur edhe në festivalin e fundit “Zhurma Show Awards 2013” dhe atë mes Adrian Bujupit dhe drejtoreshës së këtij festivali, Rafete Memini.

Menaxheri i Adrianit Egzon Zeqiri pohon se nominimi i këngës “Penthouse” në kategorinë ‘dance’ është bërë pa lejen e Adrianit, gjë që kjo sipas tij ka shkelur të drejtën e autorit. Sipas Egzonit, kompania e këngëtarit që vepron në Gjermani “Cluba Star”, ka reaguar ndaj këtij festivali dhe ka gjasë që kjo të ngre padi ndaj “Zhurma Show Awards”.

Në pamundësi për të komunikuar me drejtoreshën Rafete Memini e cila gjatë tërë kohës e ka të fikur telefonin, ne për lexuesit e “Zërit” sjellim intervistën e Egzon Krasniqit.

Cila është arsyeja kryesore që po ju shtynë të shpalosni problemet mes Adrianit dhe “Zhurma Show Awards”

Festivali “Zhurma Show Awards 2013” që u mbajt dje mbrëma ka rezultuar me mjaftë parregullsi dhe konflikte mes pjesëmarrësve. Këngën “Penthouse” e Adrian Bujupit ft DJ Dalool e kanë nominuar pa lejen tonë dhe përveç se e kanë nominuar pa leje nuk e kanë shpërblyer me asnjë çmim. Ky spektakël është bërë me përplot dallavere.

Kënga “Penthouse” e cila është nominuar në “Best Dance” në “Zhurma Show Awards”, në toplistat gjermane qe katër javë vazhdon të jetë në vendin e parë dhe nga personat e Zikos nuk merr çmim. Kjo është me të ardhur keq. Nuk kemi interes për çmime të këtij lloj spektakli familjar, por kjo më bënë të tregoj realitetin se çka ndodhë aty.

Ky festival nuk ka cilësi të një spektakli siç u pa edhe dje mbrëma mos ardhja e shumë emrave të estradës tonë dhe numri i vogël i pjesëmarrësve në atë spektakël. Kur unë sapo kam hyrë brenda e kam ditur se kush është fituesi i çmimit kryesor dhe më pas zbulova edhe fituesin e çmimit në kategorinë ku ishte e nominuar kënga e Adrianit.

Në çka u bazove se fituesi u dit që në hyrje?

Kur shkova me marr një shok timin, më tregoi se ai kishte kuptuar se kush do të jenë fituesit e festivalit. Ajo që më befasoi më shumë ishte kur shoku im më tha se çmimin në të cilin është e nominuar edhe kënga e Adrianit do ta fitoj Mihrie Braha me motrën e saj.

Në atë rast u shtanga dhe u nervozova shumë sepse në radhë të parë kënga e Mihries dhe e Lorit “Krejt le t’a dijn” nuk është dance dhe në radhë të dytë duhet vlerësohen artistët se kush prej tyre ka më shumë adhurues këto dy këngë. Nuk kam asgjë kundër Mihries dhe Lorit e DJ Cimit, i respektoj si këngëtare, por kënga e tyre nuk krahasohet me këngën e Adrianit dhe me sukseset e arritura të tij.

Përveç saj, siç thash edhe më lartë nuk është kënga ‘dance’ si e Ardianit edhe Miriam Canit, po këto lloj kategorizimi të këngëve e bëjnë personat që nuk kanë lidhje me muzikë për mendimin tim.

Keni qenë i ftuar në këtë festival?

Po kam qenë i ftuar një javë më parë dhe kam biseduar edhe me drejtoreshën Rafete Memini, e kam pyetur se a ka diçka po që se jemi pjesëmarrës dhe ajo në një farë forme më ka kërkuar të holla.

Na trego konkretisht si ju kërkoi të hollat?

Në momentin kur i thash se a ka diçka, ajo ma ktheu ‘Egzon ti e din qysh shkojnë këto punë” pra d.m.th me dhënë para për çmim apo me ia gjetur ndonjë sponsor. Dhe kur mi tha këto fjalë, i thash se nuk kemi nevojë për kësi lloj pazaresh, por është mirë të vlerësohen artistët ashtu siç e meritojnë.

Dhe pa lejen tonë e kanë futur këngën në nominim. Unë edhe pse u fjalosa ditë më parë me të, prapë shkova në festival dhe aty kuptova edhe shumë të tjera. Bisedova prapë me Rafeten, ajo ma bëri me dije se çmimet janë të përfunduara. “Më vjen keq por çmimet janë kry”, janë fjalët që mi tha ajo.

Më pas më ka thënë “Ki bo pare tash ti, je menaxher i Adrianit” dhe nga kjo kam kuptuar se është duke më kërkuar të holla. Duke i parë shumë parregullsi, festivali ta krijonte përshtypjen sikur që je në një kanaxheq e jo në një festival, jam zhgënjyer shumë dhe nuk kam qëndruar deri në përfundim të festivalit.

Ke dëgjuar për ndonjë rast që ka paguar çmimin atë mbrëmje?

Nuk e di, nuk mund të gënjejë, por unë kur jam marrë me muzikë jam shpërblyer me të njofshëm disa herë që kjo nënkupton se nëpërmjet dikujt i kam marrë çmimet në festivale.

Ke paguar ndonjëherë për një çmim?

Jo nuk kam paguar por ata që më kanë dhënë çmime kanë pasur interes ndaj meje dhe ndaj atij personi që ka qenë ndërmjetësues. Pra ka qenë interes i përbashkët mes dy tre personave.

Keni thënë se ka gjasë që do ta padisni “Zhurma Show Awards” keni vendosur shumën e gjobës që do t’i kërkoni?

Gjasat janë shumë të mundshme të shkohet drejt te padija ndaj “Zhurma Show Awards” por ende nuk kemi vendosur defi nitivisht, sepse duhet vendimi im i Adrianit i Dalool dhe me tërë këto proceduara do të merret kompania e Adrianit “Cluba Star” që e ka bërë edhe këngën Penthaus”.

E keni informuar drejtoreshën e këtij festival për këtë vendim?

Pas përfundimit të festivalit, i kam dërguar sms drejtoreshës, e kam njoftuar që për këto padrejtësi që i kanë bërë Adrianit do ta kuptojnë të gjithë dhe se do të dënohen për futjen në nominim të këngës pa marrë leje nga ne.
(Zëri)

Ardian Bujupi, Menaxheri Akuzon “Zhurma Show Awards”