>
LETERSISHQIP

Kasnec Zemrash

Në gjoksin tënd dy yje,
Në sytë e tu dy puthje,
Në mbrëmje nën qiellin e kaltër.

Në sytë e tu dy yje,
Në gjoksin tënd dy puthje,
Në mbrëmjen nën shiun e lehtë.

Përqafimet s’kishin të ndalur,
Llamba e Alajdinit bënte dritë,
Në mbrëmjen e vonë.

Ndalet fryma për një çast,
Kasnec zemrash shpërthyen si një vullkan,
Në mbrëmjen e puthjeve të zjarrta.

Më shumë nga Argjend Hasani