>
LETERSISHQIP

Mos Shkruaj Kështu!

Nga retë e dendura,
Resh shiu i lodhur,
Që ujit shpresën.

Mos shkruaj kështu!

Bie shi për të larë,
Llumin e mendjeve,
Të ngulfatur nga pluhuri i kohës.

Mos shkruaj kështu!

Bien rrebeshe shiu qëmoti,
Mbi ata shumë skamnorë,
Që nuk kanë kulm mbi kokë.

Atëherë, shkruaj dhembjen,
Që të ngjallim zemërgjerësinë,
Që ta ndjejmë së bashku lirinë.

Më shumë nga Argjend Hasani