>
BIOSHQIP

Argjentina Pa Fund E Lumtur Me Të Birin Në Krah

02-09-2015
Këngëtarja Argjentina Ramosaj para pak kohe është bërë nënë duke sjellë në jetë kështu një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Noah.

Sot ajo ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram disa foto ku shihet me djalin e saj në krah për të cilin shprehet se është jashtzakonisht e lumtur që e ka pranë.

Përndryshe Argjentina ka kohë që nuk ka publikuar në treg ndonjë projekt të ri muzikor, dhe tani ajo ka vendosur ti kushtohet komplet djalit të saj & familjes.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Argjentina Pa Fund E Lumtur Me Të Birin Në Krah