>
BIOSHQIP

Çka Po Bënte Art Abazi Në Bari Në Klipin E Ri?

29-05-2015
Këngëtari Art Abazi dje ka lansuar këngën e tij më të re të realizuar me klip e që titullohet ‘Andrra Jem’. Kënga po pëlqehet teje mase si interpretim ku po veçohet për tekstin dhe muzikën relaksuese. Por, ajo që është kritikuar nga fansat e tij është klipi. Në video, Arti paraqitet vetëm në një vend, brenda në bari ku nuk po lëvizte fare. Prandaj, edhe pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshme, se çka po bënte ai në bari, duke i dhënë edhe komente negative. Arti nuk ka heshtur por përmes një sçarimi të bërë në Facebook ai ka thënë se rëndësi më të madhe i ka dhënë këngës dhe jo klipit dhe ka premtuar se këngën tjetër do t’i kushtoj vëmendje edhe vizualitetit.
(Indeksonline)

Çka Po Bënte Art Abazi Në Bari Në Klipin E Ri?