>
BIOSHQIP

Astrit Mulaj Rikthehet Fuqishëm, I Këndon Dashnisë Së Vjetër

29-10-2016
Një nga këngëtarët me vokalin më të ëmbël të skenës shqiptare, një këngëtarë që premton dhe gjithë kohës ka sjellë këngë e hite të bukura është rikthyer me një projekt të ri, një këngë të titulluar ''Ah dashnia e vjetër'' projekt ky i punuar me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani kurse orkestrim të Miti Gecit derisa nën menaxhim dhe organizim të producentit Ilir Balija, Astriti rikthehet fuqishëm aty ku kishte mbetur me projektin e tij të fundit duke mahnitur miqtë e fansat e tij. Kënga e mrekullueshme e tij është finalizuar me një videoklip mjaft të bukur nën ngjyra të erëta që simbolizon ndoshta humbjen e dashurisë së vjetër e që në këtë këngë të tij do e gjejnë veten të gjithë ata që dikur kanë dashuruar dikë e tash nuk e kanë pranë...
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)