>
BIOSHQIP

Vdes Rapsodi I Mirënjohur Bajrush Doda

01-01-2012
Pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë vdiq, rapsodi i mirënjohur Bajrush Doda. Varrimi i të ndjerit është bërë në fshatin Maznik të Deçanit në orën 14.
Bajrush Doda u lind në vitin 1936 në fshatin Maznik të Deçanit. Bajrush Doda, i takon plejadës së rapsodëve të parë kosovarë, zëri i të cilëve që herët jehoi në etër, përmes valëve dhe emisioneve muzikore të Radio Prishtinës, qysh nga vitet e gjashtëdhjeta .
Ai, rreshtohet në stafin e parë të gjeneratës së rapsodëve popullor, që përbëhej nga emrat më të shquar të folklorit muzikor burimor, duke filluar nga: Riza Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Dervish Shaqa, Demush Neziri , Halil Cërvadiku, Tahir Drenica, Hashim Shala, Qamili i Vogël, Marash Krasniqi, Mon Sokoli e të tjerë.
Duke kujtuar vitet e '60-ta kur nuk ishte ishte aspak e lehtë që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, kur çdo fjalë matej me dërhem nga ana e pushtetarëve sllavo-komunistë, gjithashtu edhe me këngët tradicionale rapsodike shqiptare ! Në anën tjetër, atë botë , nuk ishte e mundur që të jesh këngëtar – rapsod i Radio Prishtinës, po nuk pate vlera të jashtëzakonshme vokale dhe interpretuese!
Rapsodi i mirënohur këndoi anembanë trevave shqiptare, duke kujtuar këngët e tij "Prej nj shpati", "N'drrasë të vekut", "Moj Kosovë moj bukuroshe", si dhe së fundi realizimin e duetit me këngëtarin e mirënjhur Shkelzen Jetishi – Xeni. Duet ky i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e këngës. Në vitin 1989 Bajrush Doda emigroi në Amerikë, më pas luftës së fundit u kthye në qytetin e Pejës.
(lajmifundit)

Vdes Rapsodi I Mirënjohur Bajrush Doda