>
BIOSHQIP

Ja Si E Largon Merzinë Beatrix Ramosaj

02-03-2015
Të gjithëve na ndodhë që nganjëherë të jemi të mërzitur dhe kjo për shumë arsye të ndryshme.

Disa i mërzitë vetmia e disa edhe moti jo i mirë. Sido që të jetë, këso ndjenja sot ka pasur edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Ajo ka bërë një tweet në Twitter ku ka treguar se ndjehet e mërzitur. E që t’i kthehet disponimi, ajo ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj.

Bea i ka ftuar ata që t’i bëjnë pyetje në ask. Fm duke shpresuar se dikush do t’i bënte ndonjë pyetje qesharake e do t’ia shtonin disponimin.

E kanë bërë ata një gjë të tillë, këngëtarja nuk ka treguar.
(Indeksonline)

Ja Si E Largon Merzinë Beatrix Ramosaj